Presidenti Vuçiç: Do ketë presion ndaj Serbisë për të njohur Kosovës

Nga Exit News
Presidenti Vuçiç: Do ketë presion ndaj Serbisë për të njohur Kosovës

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç pret që Bashkimi Europian të ushtrojë presion mbi Serbinë për njohjen e Kosovës, pa i dhënë asgjë në këmbin Serbisë.

Në një konferëncë për median në Beograd, Vuçiç u shpreh:

“Askush nuk dëshiron të na japë asgjë, ata do të na bëjnë presion për të humbur. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për unitet.”

Ai shtoi se vendin e pret një “verë dhe vjeshtë e vështirë” në lidhje me bisedimet me Kosovën.

Vuçiç pritet të takojë presidentin francez Emmanuel Macron të enjtën, 9 korrik, një ditë para samitit të përbashkët të liderëve të Kosovës e Serbisë me kancelaren Merkel dhe presindetin Macron.

Kryeministri I Kosovës Avdullah Hoti u takua me Macronin në 7 korrik. Në fund të takimit, Hoti deklaroi se Franca mbështet Kosovën në dialogun me Serbinë dhe pret që ky dialog të çojë në njohje të ndërsjellë dhe normalizim të marrëdhënieve.

Pas samitit virtual në 10 korrik, delegacionet serbe dhe kosovare do të takohen në Bruksel në 12 korrik, për të rinisur zyrtarisht bisedimet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>