Presidenti Vuçiç nis detyrën me vizitë në Turqi

Presidenti Vuçiç nis detyrën me vizitë në Turqi

Presidenti i sapo zgjedhur i Serbisë Aleksandar Vuçiç do të zhvillojë vizitën e tij të parë zyrtare në Turqi, për të marrë pjesë në Kongresin Botëror të Naftës. Presidenti Vuçiç do të takohet sot dhe me Presidentin turk Erdogan.

Kongresi, ceremonia e hapjes së të cilit është zhvilluar dje, mbledh së bashku 50 ministra, 500 drejtues kompanish dhe 6 mijë delegatë nga e gjithë bota.

Një takim tjetër me dy liderëve është parashikuar të ndodhë në vjeshtë, por kësaj radhë do të jetë Erdogan ai që do të vizitojë Serbinë. Në qendër të bisedimeve do të jetë bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve.

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>