Presidentja e KE-së: E ardhmja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është në BE

Nga Exit News
Presidentja e KE-së: E ardhmja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është në BE

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen deklaroi, të mërkurën, se e ardhmja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është në BE.

Duke folur përpara Parlamentit Europian, Von der Leyen deklaroi se Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe “jo thjesht një ndalesë në Rrugën e Mëndafshit”.

Ajo tha se rajoni ka të njëjtën histori dhe fat si pjesa tjetër e Evropës.

Citimin e Von de Leyenit, zëdhënësja e KE-së Ana Pisonero, e komentoi si ‘mbrojtje të vendimit ‘historik’ për të hapur bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut’.

Ambasarori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca postoi citimin e saj në Tëitter.

Von der Leyen gjithashtu njoftoi se së shpejti BE do të paraqesë një paketë rimëkëmbjeje ekonomike për rajonin, për të zbutur pasojat nga pandemia e COVID-19.

Lajme te ngjashme