Presidentja e KE-së, shpresë por asnjë premtim konkret për Shqipërinë

Presidentja e KE-së, shpresë por asnjë premtim konkret për Shqipërinë

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen nuk dha asnjë premtim konkret për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së. Ajo tha se po punojnë dhe shpresojnë që bisedimet mes Shqipërisë dhe BE-së të hapen përpara samitit të Zagrebit, që do të mbahet në maj 2020. Para darkës së punës me krerët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel, ajo njësoj si drejtuesit e tjerë të BE-së foli me fjalë të përgjithshme:

“Ballkani Perëndimor është priorit për Komisionin tonë. Interesi jonë strategjik është të kemi Ballnkanin Perëndimor sa më afërt të jetë e mundshme.

Ne kemi rishikuar metodologjinë tonë, dhe duhet të rikrijojmë dhe rifitojmë besimin mes dy anëve të procesit. Po krijohet një prespektivë e besueshme për Ballkanin Perëndimor për tju bashkuar Bashkimit Evropian.

Duhet të shtrojmë rrugën që të hapen bisedimet, nëse do të ishte e mundur që para samitit të Zagrebit, për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”.

Gjithashtu, presidentja von der Leyen tha se nesër do të mbahet Konferenca e Donatorëve, për të ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit të tmerrshëm të nentorit.

Komisioni Evropian tha në fillim të dhjetorit se do të japë 15 milionë euro ndihmë financiare për ndërtimin e banesave në Shqipëri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>