
Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian e nis sot, 28 shtator turin e saj Ballkanik me Shqipërinë.
Në nisje të takimeve ajo shkroi në Twitter se: ne (BE dhe Ballkani Perëndimor) ndajmë një të ardhme të përbashkët evropiane.
Von der Leyen do të takohet në orën 09:00 me Kryeministrin Rama, dhe në orën 10:00 me Presidentin Meta.
Von der Leyen do të marrë pjesë në inagurimin e një shkolle dhe kopshti në Krujë, të rindërtuara me fondet e BE-së. Në përfundim të takimit do të mbajë një konferencë për shtyp me Ramën.
Pasdite, ajo do të vizitojë Maqedoninë e Veriut. Ndërsa të mërkurën do të vizitojë Malin e Zi dhe Serbinë, dhe të enjten Bosnje-Hercegovinën.
Presidentja e KE-së po viziton rajonin përpara samitit të tetorit BE-Ballkani Perëndimor, në Malin e Zi.