Presidentja e KE viziton Shqipërinë më 28 shtator

Nga Exit News
Presidentja e KE viziton Shqipërinë më 28 shtator

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të vizitojë Shqipërinë më 28 shtator, ka njoftuar ambasadori i BE, Luigi Soreca të mërkurën.

Von der Leyen e paralajmëroi vizitën në vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë fjalimit të saj të përvitshëm në Parlamentin Europian.

“Para fundit të muajit, unë do të udhëtoj në rajon për të dërguar një sinjal të fortë të angazhimit tonë në procesin e pranimit. Ne ua kemi borxh të gjithë atyre të rinjve që besojnë në të ardhmen në Evropë ”, tha von der Leyen.

Vizita e von der Leyen vjen në një moment kur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin miratimin e hapjes së negociatave pasi procesi është bllokuar dy herë nga vetoja e Bullgarisë ndaj Shkupit, megjithëse vendet e tjera anëtare kishin rënë dakord që dy vendeve t’i jepet drita jeshile.

Kjo ka rritur shqetësimet e Brukselit se ndjenja anti-europiane mund të përhapen në popujt e këtyre vendeve duke minuar projektin e zgjerimit të BE në Ballkanin Perëndimor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>