Presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen prezantoi sot ekipin e saj të komisionerëve të BE-së.
Propozimet e saj për pesë zëvendëspresidentë të KE-së dhe 26 portofolet e ndryshme janë këto:
1. Josep Borrell – Eurokomisioneri i Spanjës, Ministri aktual i Jashtëm Spanjoll – do të jetë zëvendëspresident i KE-së dhe do të ketë portofolin ‘Për një Evropë më e fortë në botë’;
2. Věra Jourová – Eurokomisionerja e Çekisë – do të jetë zëvendëspresidente e KE-së dhe do të ketë portofolin për Vlerat dhe Transparencë”; Věra Jourová do të ndihmojë dhe eurokomisionerin Didier Reynders në portofolin për Drejtësinë dhe Sundimin e Ligjit.
3. Margaritis Schinas – Eurokomisionerja e Greqisë – do të jetë zëvendëspresidente e KE-së dhe do të ketë portofolin për “Mbrojtjen e mënyrës sonë të jetës evropiane”;
4. Maroš Šefčovič – Eurokomisioneri i Sllovakivë, do të jetë zëvendëspresident i KE-së dhe do të ketë portofolin për Marrëdhëniet Ndërinstitucionale dhe Parashikimet;
5. Dubravka Suica – Eurokomisionerja e Kroacisë, do të jetë zëvendëspresidente e KE-së dhe do të ketë portofolin për Demokracinë dhe Demografinë.
6. Didier Reynders – Eurokomisioneri i Belgjikës do të mbajë portofolin e Drejtsisë dhe Sundimit të Ligjit.
7. László Trócsányi – Eurokomisioneri i Hungarisë do të mbajë portofolin e Zgjerimit dhe Fqinjësisë.
8. Johannes Hahn – Eurokomisioneri i Austrisë do të mbajë portofolin e Buxhetit dhe Administrimit.
9. Mariya Gabriel – Eurokomisionerja e Bullgarisë do të mbajë portofolin e Inovacionit dhe Rinisë.
10. Stella Kyriakides – Eurokomisionerja e Qipros do të mbajë portofolin e Shëndetit.
11. Kadri Simson – Eurokomisionerja e Estonisë do të mbajë portofolin e Energjisë.
12. Jutta Urpilainen – Eurokomisionerja e Finlandës do të mbajë portofolin e Partneriteteve Ndërkombëtare.
13. Sylvie Goulard – Eurokomsionerja e Francës do të mbajë portofolin e Tregut të Brendshëm.
14. Phil Hogan – Eurokomisioneri i Irlandës do të mbajë portofolin e Tregtisë.
15. Paolo Gentiloni – Eurokomisioneri i Italisë do të mbajë portofolin e Ekonomisë.
16. Virginius Sinkevichius – eurokomisioneri i Lituanisë do të mbajë portofolin e Mjedisit dhe Oqeaneve.
17. Nicolas Schmit – Eurokomisioneri i Luksemburg do të mbajë portofolin për Punën.
18. Helena Dalli – Eurokomisionerja e Maltës do të mbajë portofolin për Barazinë.
19. Janusz Wojciechowski – Eurokomisionri i Polonisë do të mbajë portofolin e Bujqësisë.
20. Elisa Ferreira – Eurokomisionerja e Portugalisë do të mbajë portofolin e Reformave dhe Kohezionit.
21. Rovana Plumb – Eurokomisionerja e Rumanisë do të mbajë portofolin e Transportit.
22. Janez Lenarčič – Eurokomisionerja e Sllovenisë do të mbajë portofolin e Menaxhimit të Krizave.
23. Ylva Johansson – Eurokomisionerja e Suedisë do të mbajë portofolin e Çështjeve të Brendshme dhe Sigurisë.
24. Margrethe Vestager – Eurokomisiorja e Danimarkës do të mbajë portofolin e Europës në Epokën Dixhitale.
25. Frans Timmermans – Eurokomisioneri i Holandës do të mbajë portofolin e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane.
26. Valdis Dombrovskis – Eurokomisioneri i Lituanisë do të mbajë portofolin e Ekonomisë në shërbim të njerëzve.
Ekipi i ri i Komisionit Europian do të duhet të miratohet nga Parlamenti Europian në tërësi, pas seancave dëgjimore me secilin prej kandidatëve për komisioner.
Në rast se miratohet, mandati i Komisionit të ri Europian fillon më 1 nëntor 2019.