Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dekoroi ambasadorin në largim të Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett me urdhërin ‘”Dr. Ibrahim Rugova”, “për kontributin e dhënë në ndërtimin e paqes dhe zhvillimit të demokracisë në vend”, të hënën.
Presidenca njoftoi se palët “diskutuan edhe për raportet e thella e strategjike ndërmjet të dy vendeve”.
Kosnett përshendeti edhe “vendimin e fundit të insitucioneve kosovare për mikëpritjen e qytetarëve afgan, angazhimin e FSK-së në misione paqeruajtëse krah ushtrisë amerikane, si dhe angazhimi aktiv i Kosovës në luftën ndaj terrorizmit”.
Mandati trevjeçar i Kosnettit përfundon në fund të vitit. Ambassador i ri i SHBA-së në Kosovë është emëruar Jeffrey M. Hovenier, por ai duhet të konfirmohet nga Senati amerikan.