Presidentja e Kosovës ndërpret vizitën në SHBA pas trazirave në Kosovë

Nga Exit News
Presidentja e Kosovës ndërpret vizitën në SHBA pas trazirave në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndërprerë vizitën në Shtetet e Bashkuara për shkak të tensioneve në veri të Kosovës, njoftoi zyra e  Presidencës së Kosovës.

“Presidentja ka udhëtuar për javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme me vetëm 4 anëtarë të kabinetit të saj”, shkruhet në njoftimin e së dielës.

Të shtunën, më 25 shtator, Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok u dogj, ndërsa u sulmuar edhe Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan. Sipas hetimeve, autoritetet thanë se aty janë hedhur dy bomba dore, por të cilat “nuk kanë eksploduar”, sipas REL.

Më 20 shtator, pas vendosjes së masës së reciprocitetit për targat nga Serbia, serbët bllokuan pikat e kalimit doganor mes dy vendeve, Jarinjën dhe Bërnjakun.

Komunieti ndërkombëtar i bëri thirrje të dy vendeve të tërhiqen nga masa të cilat nxisin dhunën. Por thirrja nuk u pranua nga asnjë prej palëve.

Masa e reciprocitetit u vendos pas përfundimit të marrëveshjes mes dy vendeve.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>