Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani autorizoi për dërgimin e trupave dhe pajisjeve të FSK-së në operacion humanitar për të ndihmuar Shqipërinë në përballimin e zjarreve.
Osmani autorizoi FSK pas vendimti të qeverisë për t’i ofruar ndihmë Shqipërisë. Ajo informoi për këtë veprim Kuvendin e Kosovës, sqaron njoftimi i Presidencës.
“Trupat dhe pajisjet FSK-së, do t`i vihen në dispozicion autoriteteve shqiptare me qëllim të shuarjes dhe vënies në kontroll të zjarreve”.