Presidentja sllovake, Čaputová kërkon dorëheqjen e kryeministrit Matovič

Nga Exit News
Presidentja sllovake, Čaputová kërkon dorëheqjen e kryeministrit Matovič

Presidentja sllovake, Zuzana Čaputová kritikoi qeverinë për dështimin për të zgjidhur mosmarrëveshjet e koalicionit.

Shkak për përçarjen u bë marrëveshja e Matovič me Rusinë, për blerjen e dy milion dozave të  vaksinës Sputnik V, pa lejen e koalicionit.

Čaputová i bëri thirrje Kryeministrit Igor Matovič të japë dorëheqjen në mënyrë që  qeverisë të formohet nën një udhëheqës të ri, raporton Euroactive.

“Të kesh tre javë negociata të pafrytshme, të gjitha në sfondin e spitaleve të mbushura me njerëz, mjekëve të rraskapitur dhe njerëzve që luftojnë për jetë, shëndet dhe dinjitet, është e rrezikshme dhe e pamatur”, tha ajo.

Kreu i shtetit foli pasi pranoi dorëheqjen e dy anëtarëve të tjerë të kabinetit, ministrit të Ekonomisë Richard Sulík (Partia e Lirisë dhe Solidaritetit) dhe ministres së Drejtësisë, Mária Kolíková (Për Njerëzit).

Në total, katër ministra kanë dhënë dorëheqjen në dy javët e fundit.

Të dy vendosën të tërhiqeshin pas deklaratës së Matoviçit se ai shte gati të jepte dorëheqjen nëse partnerët e koalicionit me katër parti përmbushin kushtet e tij, të cilat përfshinin largimin e Sulík dhe Kolíková.

Sidoqoftë, nuk ka asnjë konfirmim se Matovič do të tërhiqet.

Ndërkohë, kryetari i parlamentit Boris Kollár deklaroi të martën se partia e tij (Ne Jemi Familje) do të largohet nga qeveria dhe të këmbëngulë për zgjedhje të parakohshme nëse partitë nuk arrijnë një marrëveshje deri në fund të javës.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>