Prezantohet projekti për rindërtimin e Kombinatit

Nga Exit News
Prezantohet projekti për rindërtimin e Kombinatit

Kryeministri Rama prezantoi të martën planin për rindërtimin e zonës së Kombinatit, ndër më të dëmtuarat nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në lagjen e re, të quajtur KombinArt, do të marrin apartamente të gjitha familjet, shtëpitë e të cilave u dëmtuan nga tërmeti.

Po ashtu do të rindërtohen dhe 4 shkolla.

Në lagjen e re parashikohet të ndërtohen 5 sheshe publike: Sheshi i Teknologjisë (TECH Square), Sheshi i Muzeut (Museum Square), Sheshi Universitar (University Square), Sheshi Garibaldi (Garibaldi Square) dhe Sheshi i Gastronomisë (Gastronomy Square).

Projekti i zonës është bërë nga arkitekti italian Marco Casamonti.

Ministria e Kulturës Margariti tha se qëllimi është që me planin e ri Kombinati të kthehet në një pol të ri zhvillimi ekonomik, social, kulturor.

kombinart
Renderi i projektit të Kombinartit

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>