
Princi Charles rezultoi pozitiv me Covid-19. Lajmin e dha zyra e shtypit të tij.
Ai u izolua në shtëpinë e tij dhe është në gjendje të stabilizuar. Bashkëshortja e tij, Dukesha e Cornwell-it rezultoi negative ndaj koronavirusit.
Zyra e shtypit pohoi se princi Charles kishte patur një javë plot me aktivitete të ndryshme.
Ndërkohë Mbretëresha Elizabeth II është shpërngulur në kështjellën Winsdor. Ajo është në gjendje të mirë shëndetësore.