
Nëntë në 10 prindër në Britani janë dakord të vaksinojnë fëmijët kundêr koronavirusit, sipas një sondazhi kombëtar të zyrës Kombëtare të Statistikave.
Sondazhi i kryer në më shumë se 4,400 prindër me fëmijë nën moshën 16 vjeç, gjeti se 88% e tyre donin me patjetër të vaksinonin fëmijën e tyre, dhe 12% se nuk ishin pro vaksinimit.
Sondazhi u krye në prill dhe maj, përpara se vaksinës Pfizer / BioNTech t’i jepej miratimi nga rregullatori i ilaçeve në Mbretërinë e Bashkuar për fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç, në fillim të qershorit.
Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI) pritet të këshillojë qeverinë të lejojë vaksinimin e fëmijëve mbi 12 vjeç, në fund të verës.