Prioriteti i PD-së do të jetë bujqësia

Nga Exit News
Prioriteti i PD-së do të jetë bujqësia

“Prioritet absolut për qeverisjen e ardhshme do të jetë mbështetja totale e sektorit të prodhimit rural, bujqësi, blegtori dhe sektorë të tjerë, siç është dhe agropërpunimi”, u shpreh kryetari i PD-së Lulzim Basha në një takim me fermerët e Devollit, ditën e hënë.

PD në planin ekonomik për bujqësinë parashikon 150 milionë euro — 100 milionë euro subvencione dhe 50 milionë euro për përmirësimin e vaditjes, kullimit, përpunimit dhe tregjeve.

Gjatë takimit me fermerët, Basha premtoi se “do të kemi një fshat të nxjerrë nga kriza dhe një ekonomi të nxjerrë nga kriza duke bërë normalen, duke bërë atë që bëjnë fqinjët tanë”.

2 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme