Prishja e shtëpive në Shkozë e Himarë, shkel kushtin e BE-së për hapjen e negociatave

Prishja e shtëpive në Shkozë e Himarë, shkel kushtin e BE-së për hapjen e negociatave

Me prishjen e 153 shtëpive të banorëve në Shkozë dhe 19 shtëpive në Himarë, Qeveria Rama ka shkelur  të drejtat kushtetuese të qytetarëve, siç kemi sqaruar më parë më herët, por ajo ka shkelur edhe një prej kritereve të BE-seë për hapjen e negociatave.

Respektimi i të drejtave të njeriut, e veçanërisht i të drejtës së pronës është një prej kushteve që BE i ka vënë Shqipërisë për t’i hapur negociat.

Edhe pse ky kusht rallë përmendet në diskutimin publik shqiptar, është një kusht po aq i rëndësishëm sa edhe reforma në drejtësi dhe lufta kundër drogës e krimit.

Institucionet dhe drejtuesit e lartë të BE-së e kanë pohuar qartë, në çdo deklaratë publike, se respektimi i të drejtës së pronës është kusht ndaj qeverisë shqiptare.

Këshilli i Evropës, në deklaratën vjetore të vitit 2016 në lidhje me procesin e zgjerimit të BE-së, theksonte:

“Këshilli thekson nevojën për respektimin e të drejtave si dhe zbatimin efiçent të së drejtës së pronës. Në këtë kontekst, Këshilli i bën thirrje Shqipërisë të plotësojë boshllëqet e rëndësishme ligjore.”

Bundestagu (parlamenti) gjerman, në deklaratën ku shprehte vendimin se shumica parlamentare gjermane është kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë, të prezantuar në nëntor 2016 nga Gunther Krichbaum, i kërkonte qeverisë:

“…të plotësohen rekomandimet për të drejtave e njeriut, mosdiskriminimin dhe të drejtën e pronës, të paraqitura në Raportin e Përparimit të Komisionit Evropian të nëntorit 2016.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>