Kafeneja Bar X21 në Prishtinë, ku pjesa më e madhe e stafit janë të rinj me sindromën Down, është kthyer në një nga ambientet më të frekuentura të qytetit.
Fitimet nga kafeneja shkojnë për një organizatë jofitimprurëse që ndihmon fëmijë e të rinj me sindromën Down.
Përveç ndihmës financiare për organizatën, të rinjtë me këtë sindromë ndihen mirë teksa komunikojnë çdo ditë me klientët dhe marrin mbështetje prej tyre.
Dy prej të rinjve që punojnë si kamarierë, Aldi Hoxha, 20 vjeç, dhe Linda Dibra, 35 vjeç, shprehen mjaft të lumtur që mund të kontribuojnë për komunitetin dhe për organizatën që organizon shumë aktivitete sociale për ta.
“Unë punoj nga ora 8 deri në orën 15, por kurrë nuk lodhem sepse vizitorët janë me të vërtetë të sjellshëm dhe gjithmonë më inkurajojnë. Kur shoh familjen ose të afërmit që vijnë për të pirë diçka, kjo më bën shumë të lumtur “, shpjegon Aldi për Ballkan Insight.
Në Kosovë ka rreth 900 persona me sindromën Down, por mbështjetja institucionale për ta mungon. Kafeneje Bar X21 është një gjetje origjinale për t’i dhënë mundësi kujtdo të ndihmojë sado pak këtë komunitet, por gjithashtu i jep mundësinë të rinjve me sindromën Down të jenë pjesë e shoqërisë dhe të ndihen të vlefshëm.
Artikulli origjinal u publikua në Balkaninsight