Privatizimi i Gjykatës së Lartë, lindja e ‘drejtësisë së plepave’ varianti 2

Nga Neritan Sejamini
Privatizimi i Gjykatës së Lartë, lindja e ‘drejtësisë së plepave’ varianti 2

Këshilli i Lartë i Gjyqësorit ka firmosur me Agjencinë amerikane të Zhvillimit Ndërkombëtar (USAID) një memorandum që parashikon krjimin pranë Gjykatës së Lartë të një trupe ndihmësash ligjorë, të cilët do të trajtojnë 35 mijë dosjet që presin të shqyrohen.

Këta punonjës, praktikisht, do të ndikojnë nëse një çështje e paraqitur në Gjykatën e Lartë do të pranohet apo refuzohet prej saj—ata do të kryejnë një pjesë apo të gjitha funksionet e ndihmësve të sotëm ligjore, të cilët studiojnë dosjen dhe përgatisin relacion për vendimet e mëparshme, pretendimet e palëve, problemet ligjore, si dhe japin mendim nëse rekursi duhet pranuar apo refuzuar, në bazë të të cilit gjyqtarët vendosin të pranojnë apo refuzojnë gjykimin e çështjes.

Disa pretendime se puna e këtyre nëpunësve do jetë administrative janë të pavërteta: ata do të kenë qasje të plotë në përmbajtjen e dosjes, do ta analizojnë atë dhe do të hartojnë raporte përkatëse—pavarësisht se kujt do i shkojë produkti i kësaj pune, direkt gjyqtarëve apo këshilltarëve ligjore, kjo është një punë që ligji ja autorizon vetëm ndihmësve ligjore dhe gjyqtarëve.

Memorandumi i ka quajtur këta ndihmësa nëpunës për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura (NUNÇP). Ky emërtim, pa lidhje me drejtësinë, duket se nuk është i rastësishëm—termi ndihmës ligjor është shmangur qëllimisht, sepse përzgjedhja dhe punësimi i nunçpa-ve do të anashkalojë standardet kushtetuese dhe ligjore për ndihmësat ligjorë, edhe pse nunçp-at do të kryejnë pjesërisht apo saktësisht detyrën e ndihmësve ligjorë.

Memorandumi parashikon që nunçp-at do të përzgjidhen, kontraktohen dhe do të paguhen nga East West Management Institute (EWMI), një organizatë private e kontraktuar nga USAID për të zbatuar projektin Justice for All. EWMI do të jetë, gjithashtu, përgjegjëse për trajnimin e tyre, vlerësimin e ecurisë dhe për pushimin e tyre nga puna.

Duke qenë punësim privat, përzgjedhja e nunçp-ave nuk do respektojë asnjë nga standardet për ndihmësat ligjore të Gjykatës së Lartë. Sipas ligjit, ndihmësat, sipas pozicionit në Gjykatën e Lartë, duhet të plotësojnë kushtet që të jenë gjyqtarë të gjykatës së shkallës së parë ose të gjykatës së apelit dhe paguhen me të njejtin nivel.

Kushtetuta dhe ligji kërkon që ndihmësat ligjore të GJL-së duhet të kenë përfunduar Shkollën e Magjistraturës, duhet t’i nënshtrohen vetingut dhe të plotësojnë një sërë standardesh profesionale, etike dhe të konfliktit të interesit të cilave u nënshtrohen edhe anëtarët e Gjykatës së Lartë.

Kurse nunçpa-at nuk ka nevojë të kenë mbaruar magjistratutën, nuk duhet të kenë përvojë në gjyqësor apo çështje gjyqësore, apo të përmbushin kritere strikte profesionale. Ata madje nuk kanë detyrimin të deklarojnë pasurinë dhe konfliktin e interesit.

Nunçp-at jo vetëm nuk do jenë të punësuar nga Gjykata e Lartë, por nuk do të gëzojnë asnjë status, çfarë mbart edhe detyrime profesionale, dhe nuk japin asnjë siguri për integritetin e aktivitetit të tyre profesional.

Mungesën e përvojës dhe shkollimit të tyre, EWMI dhe KLGJ do ta kompensojnë me një kurs trajnimi disa javor, edhe më të shkurtër se përgatitja e të ashtuquajturve “gjyqtarëve të plepave” në vitin 1993, kur me një kurs 6-mujor (të zhvilluar në bllokun e vilave qeveritare në zonën e Plepave në Durrës) u përgatitën dhe emëruan gjyqtarë njerëz pa formim juridik, për të zëvendësuar një pjesë të gjytarëve të trashëguar nga komunizmi.

Me këtë qasje ekstraligjore, memorandumi, praktikisht, privatizon një segment të rëndësishëm të drejtësisë, duke krijuar në Gjykatën e Lartë një trupë juridike pa asnjë lidhje varësie dhe llogaridhënie në institucionet kushtetuese shqiptare dhe pa asnjë mekanizëm supervizimi dhe kontrolli ndaj saj.

Sikurse thekson oika e fundit e memorandumit, memorandumi nuk është i detyrueshëm për palët dhe EWMI dhe USAID nuk marrin asnjë përgjegjësi e nuk mund t’u kërkohet përgjegjësi, as nën ligjin ndërkombëtar, për pasojat e zbatimit të memorandumit.

Pra, EWMI mund të dështojë, mund të abuzojë së bashku me nunçp-at, por nuk mban përgjegjësi para askujt.

I gjithë memorandumi është rast i pastër ultra vires—veprim që mund të bëhet vetëm me autoritetet ligjor, por që bëhet jashtë autoritetit ligjor.

Vetë EWMI është organizatë e debatuar, si për shkak të mbështetjes e financimit në të shkuarën nga filantropisti amerikan Xhorxh Soros, ashtu edhe për rezultatet e dobta të saj në zbatimin e projektit $10 milionë Justice for All—veçanërisht komponentët e medias dhe shoqërisë civile të të cilit kanë harxhuar miliona pa sjellë ndonjë ndikim domethënës.

Mbi të gjitha, EWMI e ka menaxhuar projektin pa asnjë lloj transparence—nuk ekziston asnjë vlerësim, asnjë analizë, asnjë rezultat publik i projektit, madje as ndonjë faqe në rrjet për të—duke zgjedhur të bëjë publike vetëm kronika propagandistike aktivitetesh. Për më tepër, zyra e EWMI-t në Tiranë ka aftësi minimale për punën që po merr përsipër—ajo ka një personel me vetëm tre ekspertë.

Pikërisht, mungesa e çdo detyrimi llogaridhënie dhe mekanizmi kontrolli mund t’i hapë rrugë korruptimit të trupës NUNÇP: është më e lehtë dhe thuajse pa pasoja të korruptosh një nunçp, që punon me kontratë 10 mujore dhe pastaj kthehet në jetën private, se një gjykatës apo ndihmës ligjor që ka status të veçantë, standarde strikte profesionale që duhet të zbatojë dhe një sërë institucionesh që e supervizojnë dhe disiplinojnë.

Viktimat e këtij mekanizmi do të jenë sërish qytetarët shqiptarë, të cilët pasi kanë vuajtur pasojat e një drejtësie të korruptuar dhe të paaftë, pasi kanë përballuar disa vite mungesën e Gjykatës së Lartë, tani do t’u duhet të përballen sërish me një trupë drejtësie të paaftë, pa përvojë dhe që nuk i jep llogari askujt.

Memorandumi midis USAID-it dhe KLGJ-së nuk bazohet në asnjë përcaktim kushtetues dhe në asnjë ligj. Me nënshkrimin e tij, KLGJ-ja praktikisht ka privatizuar kompetencat e saj dhe të Gjykatës së Lartë tek një trupë private në kundërshtim me Kushtetutën dhe me çdo ligj të vendit, si dhe me ligjet dhe praktikën ndërkombëtare.

KLGJ ka shkelur gjithashtu standardet europiane të ndihmës ligjore, që bazohen kryesisht në dy modele, atë francez Référendaire dhe atë gjermano-austriak Rechtspfleger.

Është kjo arsyeja që ky memorandum është kundërshtuar me forcë nga misioni i BE-së Euralius dhe nga Delegacioni i BE-së, por të cilët nuk arritën në fund të ndalonin firmosjen e tij.

Si rezultat, gati 30 vjet pas përvojës skandaloze me “drejtësinë e plepave”, shqiptarët do të provojnë variantin II të kësaj drejtësie: Gjykatë të Lartë “plepash”. Këtë herë “plepat” janë edhe privatë.

23 komente

  1. Greg andoni 7 Maj, 2020 në 7:58 pm

    Vendimi i fundit nga gjykata e strasburgut duhet te dal ne faqe te pare te gazetave portaleve dhe lajmeve. Eshte themeli i demokracise qe po “trajtohet”.

    Fakti qe asnje portal nuk e pasqyron tregon se kush e manipulon median online tek ne.

    • N2 8 Maj, 2020 në 10:12 am

      Ku eshte Basha qe ngeli duke i perkrahur pronaret ? Bashke me Jorida Tabakun ?

  2. 1 7 Maj, 2020 në 7:58 pm

    Sorosi doli kancer i llojit malinj, ka shtrirë metastazat në çdo organ që ka patur ky shtet.

    Shqiptarët nuk mund ti bësojne jetën e tyre burokratëve që nuk mbajnë përgjegjësi për asgjë, mbushin xhepat me lek dhe ikin nga kanë ardhur, e në fund të fundit nuk punojnë për interesat e qytetarëve por të atij që i jep rrogën. Janë duke vrarë shpresën që ky vend mund të ketë ndonjëherë të ardhme.

    Ja përse duhet Gjykata Kushtetuese, për të ndalur te tilla maskarallëqe.

  3. Koli 7 Maj, 2020 në 8:59 pm

    I nderuar Neritan,
    Cila eshte rrug ligjore per ta ndaluar kete maskarade ??

    Ndoshta gjykata kushtetutes, apo komisioni i venecias?

    A jane ne dijeni partneret amerikane dhe uropian, flas per qarqet pro shqiptare dhe te kundert te sorosit

    • liu 8 Maj, 2020 në 12:59 pm

      O kto i hongshin ksken atyne te plepave se kto kan njoft vetem ligji 55 agjitacion propagande qe ka marre ne qaf njerzit e pafajshem

  4. Maks 8 Maj, 2020 në 11:54 am

    E majta e ka fiksim kapjen e drejtesise. Sa here vijne ne pushtet perdorin manovra here te sofistikuara e here gati hapur fare per kapjen e drejtesise ( rasti Dvorani). Ata mgjths milionere we te gjithe mendojne se jane vete drejtesia, ylli i saj, simboli i saj. Para vitit 2005 organizuan gjoja testim, tani Dvoran and Co me shoqni dhe minjet si sherbetor te tyre, sajuan kete rrumpalle, kete masaker qe iu be drejtesise, ligjit, kushtetutes. A mund te jene ata kreanar per kete gjendje, katraure te plote ne te cilen ndodhet gjyqesori? Te paafte si juriste e te zotè si sherbetor. A quhemi ne shtet normal me Dvoran, por pa gjykate te larte, me kushtetute, por pa gjykate kushtetuese?
    Keta njerez kane ne gjenetike, ligesine, ziline, negativitetin, manine per te bere keq e per tu hequr pastaj si heronj. Tani jane te dhj……me benevrek neper kembe, por krenar ne marrezine dhe paaftesine totale te tyre per te ndertuar nje reforme normale, te denje me njerez te denje nje reforme qe te merrej si model ne rajon. Deri tani na kane marre si model moster te prodhuar nga monstra.

    • N2 8 Maj, 2020 në 3:40 pm

      Prona prona. Ajo eshte problemi kryesor ne shqiperi, te tjerat jane garniture. Nqs prona shkon tek pronari problemet ne shqiperi zgjidhen ne kohe rekord, por ne ketu, nuk e di pse edhe Bashkimi evropian po manipulon masen duke e bere te mendoje per te kunderten. Prona te shkoi tek pronari, te tjerat jane kot.

      • Ton Xebo 8 Maj, 2020 në 8:35 pm

        prona e sotme eshte kryesisht virtuale, dhe me parane virtuale jo si bitcoin por si numra llogarie . Pergjithesisht njerezit sote kane para dmth numra ne llogari dhe mepak prona te prekshme, pra virtualja e paprekshme intangible eshte ne raport me te madh sesa e prekshmja, – ku rregullat jane te thyeshme dhe dalin bonde si kriza e 2008 , paketime pas paketimesh, si te lehman brothers ku njerezit humbin gjithcka, pra nga shtepite qe jane te prekshme dhe jeta u behet e veshtire familjet shkaterrohen, te cilat jane te prekshme , tangible.

        duket sikur flet vetem per pronen si prone te patundshme , te prekshme.

        duhet te rregullohet shteti i se drejtes pasi eardhmja eshe me komplekse dhe prona po tjetersoheet ne numra llogarie dhe pasuri virtuale 🙂

        • Paemer 9 Maj, 2020 në 9:23 am

          Kjo eshte e gjitha “merite” e evropes. E ben spiunllekun online legit. Hallet i kthyen ne free will. Loje monopoli.

        • Paemer 9 Maj, 2020 në 9:24 am

          Tipike, mbaji ne hall qe te vuajne. Fundja Soros vet e ka thene kur ishte ne serbi, pushtetet autoritare te gjata sjellin gjera te mira.

          • Anonims 9 Maj, 2020 në 9:36 am

            Nuk konsiderohet gje e mire kjo.

  5. N 9 Maj, 2020 në 11:46 am

    Ton xebo prona virtuale eshte tjeter gje. Mos na beni si kantundar te lumtuar aman.

  6. Ton Xebo 9 Maj, 2020 në 4:51 pm

    N dhe N2 , problemi i Shqiperise eshte ne raport me shtetin e se drejtes se pari, ne mendimin tim.

    Mosrespektimi i ligjit dhe te drejtave , abuzimi me institucionet dhe nga institucionet , vjedhja pa dallim e shtetit dhe pasurive natyrore , kriminalizimi i shtetit dhe institucioneve, kanabazimi i shoqerise dhe narko-eurot jane problemet me kritike qe ka shoqeria.
    Kthimi i prones duhet bere dhe duhej bere prej kohesh, por ka nje konsesus politik qe prona do te kompensohet me leke, dhe BE spo flet fre perr ligjet e rejate rames. Pra kjo do te thote qe sdo behet asnjehere, pd jep me shume ps pak ose aspak. Kthimi ka je afat kohor,, prona duhet gezuar nga te gjallet dhe jo te lihet si problem per brezat. Gabim i madh, sikurse eshe gabim situata me te perndjekurit politik, moskompensimi i tyre, borxhi qe i kemi atyre eshte aq i madh sa ka pertu mbushur kurrre, por spo flitet per kete apo jo ??? shume nga ta kane nderruar jete dhenuk e moren kurre rehabilitimin ne shoqeri ndeshkuesit ee tyre jane bere sot zot te vendit.

    sikurse eshte problem ndarja me te kaluaren enveriste. spo flitet me per komunizmin e PPSH apo jo ???

    Prona eshte ne themel te sistemit kapitalist , por eshte shteti i se drejtes i jep zgjidhje prones, prona nuk i jep zgjidhje shtetit te se drejtes dhe sundimit te ligjit. psh ne gjermanine naziste prona nuk u shtetezua si ne BRSS apo ne vendet e lindjes pas LIIB, por mungonte shteti i se drejtes ne shume aspekte , dhe ishte i paaplikueshem per regjimin dmth ss-nazi, etj. pra te rrofte prona kur te cojne ne spac pse fole kunder

    ke te drejte per pronen virtuale pasi i dogjem etapat ketu 🙂 , shoqeria shqiptare eshte shume bazike , nese sheh vendet e Azise, Japoni Kore, Kine ( qendrat e zhvilluara) Hong Kong Tajwan ka dimension tjeter shoqeria e internetit :-).

  7. Artan 12 Maj, 2020 në 11:07 pm

    Ne teresi jam ok me mendimin tuaj per memorandumin Klgj USAID, mendoj se nuk keni asnje te drejte dhe te dizinformoni opinion publik me propaganden, tashme te dale boje te neokoministeve shqiptare, lidhur me kursin e juristeve me vitin 1993. Nuk mund te bemi paralelizma te viti 1993, me 2020, Kushtet politikete kohes, uzurpimin politik komunist qe kishin organet e diktaturen se proletariatit ,gjykata, prokuroria ,te trasheguara ,ne vitin 1992-1993. Nuk mund te beheshin reformat radikale me njerezit e diktatures se porsa permbysur. Niveli intelektual I ketyre personavete kursit, ishte, hiq nje pjese te vogel qe vinin nga te persekutuarit politik, me arsim te larte te perfunduar ….gjithashtu ne 6 muaj jane bere vetem 12 lende me te rendesishme, me te njejtin program si ne UT, ndersa lendet e tjera jane dhen me sistem korrespondence. Te kujtoj se ne provimin e gjyqtareve ne vitin 1999 tre paret e klasifikuar ishin nga ky grup juristesh. Ata kishin dhe kane vetem nje faj : vijne nga e djathta

    • Nonda 14 Maj, 2020 në 9:01 am

      Plotesisht e drejt ,abuzimi me faktet i ketij bytheci gjithollog me emrin Neritan eshte absurd.
      Ky zoteri duhet te kiptoj se ne ate periudhe kohore ata juriste nuk shkuan ne maje te gjyqesorit por u futen ne pune si ndihmes gjyqetare, oficer te policise gjuqesore, ne struktura te policise , asaj financiare, ne ate te qarkullimit, ne administrate ne pozita minore.
      Ky lloj punesimi ne nivele te ulta e kombinuar me vitet e eksperiences ne pune dhe studimet vijuese ben qe keta student te citet per afro 15 muaj pune studimore ku i jane nenshtruar provimeve pa tolerim.
      Te krahasosh kete katrahure o Sejamin qe sot ky grup juristesh pa me te voglen pervoje dhe ne shkelje te ligjislacionit per organizimin e drejtesise eshte pa lidhje o zoti gjithollog .
      Me mire hesht se sa.te flasesh pa lidhje ose me mire mos ha m*t.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme