Të gjithë ata që do të dalin nesër pa leje nga e-Albania nuk do të gjobiten. Ndërsa, gjobat e vendosura sot nuk do të aktivizohen. Kryeministri Rama, e njoftoi vendimin në bashkëbisedimin që po vazhdon me qytetarët.
Nga 30 marsi, marrja e një leje online ose përmes mesazheve SMS është e vetmja mënyrë për qytetarët për të dalë për të bërë pazar ose blerë ilaçe. Për çdo familje lejohet të dalë jashtë vetëm një familjar.
Por aplikacioni e-albania nuk ka punuar, dhe njerëzit nuk kanë mundur të dalin nga shtëpia. Ndërsa personat që kanë kërkuar leje me mesazh do të mund të dalin 2 ditë pasi kanë bërë aplikimin.