Problemi me mbetjet

Nga Alice Elizabeth Taylor
Problemi me mbetjet

E dashuroj Shqipërinë — një vend plot me zona të pazbuluara dhe me pamje të mrekullueshme që të lë pafrymë. Zonat malore ku mund të ndihesh si njeriu i parë që po shkelë aty, dhe plazhe me rërë të bardhë që zgjaten aq sa syri mund të shohë.

Kënetat, lagunat, kanionet, liqenet, pyllet e ahut, dhe fshatrat kodrinor, nuk ka asgjë që ky vend nuk të ofron — kjo është dhe një prej arsyeve pse unë zgjodha ta kthej këtë vend në shtëpinë time. Për mua, të paktën gjeografikisht, është një parajsë dhe një nga të paktat vende të paprekura në kontinentin evropian.

Por ka një plagë në këtë vend, e cila më trishton shumë. E vura re, në fillim, gjatë javëve të para të qendrimit tim këtu — ajo është grumbull I madh i dukshëm mbetjesh dhe mbeturinash që hidhen në natyrë. Ky grumbull I madh plehrash shtrihen në shtratin e lumenjve, varen nga degët e pemëv të ulta, dhe përpihen nga deti, valët e të cilit i nxjerrin nëpër brigje të tjera.

Unë kam organizuar një grup qytetarësh, me qëllim pastrimin e vendeve të ndryshme në Shqipëri. Një herë në gjashtë javë, një skuadër me 20-30 vullnetar, i dedikojnë ditën e dielë, të ngjeshur në një furgon të vogël,  udhëtojnë për në qytetet e identifikuara si qytete me probleme me menaxhimin e mbetjeve, si përshembull në qytete bregdetare ose në ato turistike.

Deri më tani kemi organizuar tre ekspedita pastrimi — dy në Durrësi dhe një në Kështjellën e Beratit. Në këto ekspedita u mblodhëm më shumë se sa 150 qese mbeturinash, çdo qese me kapacitet 120 litra, përafërsisht 1, 3 ton mbetje. Dhe kjo ëshët theshjtë maja e ajsbergut.

Dy javë më parë pastruam Beratin. U ndamë në tre grupe, një grup u drejtua për në Goricë, një grup për në Mangalem dhe grupi, ku bëja pjesë edhe unë u drejtua për në zonën e  Kështjellës.

Ne u tronditëm kur gjëtëm kazanët e plehrave të vendosura pranë stacionit të autobuzit të mbushur kapicë me qese plastike, shishe plastike dhe paketime ushqimore plastike. Pasi shpenzuam një orë duke pastruar mbetjet, vendosëm t’i drejtohemi zonës së kështjellës.

Eca përgjatë një rruge me kalldrëmë, duke admiruara pamjen e mrekullueshme që shfaqet nga pjesa e poshtme e kullave. Por më pas u ktheva në një qoshe dhe në kuptimin e plotë të fjalës u trondita nga ajo çfarë gjeta.

Tastiera të vjetra kompjuterash, televizorë të prishur, sirtarë, rroba, mbetje ndërtimore, mbetje shtëpiake, plastikë, xham, këpucë dhe sende të tjera që mbulonin zonën. Pashë shkurajim në fytyrat e anëtarëve të grupit tim dhe nuk dija të qaja apo të bërtisja. Kjo kështjellë e bukur, e cila i ka mbijetuar shekujve, i ka mbijetuar pushtuesve nga të gjitha anët e kontinentit, i ka mbijetuar testit të kohës dhe ndryshimeve klimaterike, tani ishte nën rrethim nga vetë njerëzit e saj.

Këto nuk ishin thjesht mbetje të krijuara nga turistët, nuk ishin as disa qese mbetjesh të përditshme; por ajo ishte prova e hedhjes së vazhdueshme të mbetjeve të materialeve ndërtuese dhe mbetjeve shtëpiake. Me fjalë të tjera, njerëzit duke u ngjitur lart për në kështjellë kanë hedhur plehra nga makinat e tyre. Ato kanë ecur përgajtë rrugës së kalldremtë dhe i kanë hedhur plehrat me vetëdije të plotë pas kështjellës.

Pyes veten çfarë mendojnë këto njerëz kur i hedhin plehrat rrugës. Cfarë mendojnë ato se ndodh me plehrat e tyre? A kanë ato ndonjë ndjenjë krenarie?

Gjëja e qesharake është hipokrizia e të gjithë kësaj; imagjinoj se si këto budallenj kanë mbushur shtëpitë me flamuj shqiptarë që valëviten nëpër mure; mendoj se pikërisht këto janë të parët që bërtasin se sa shumë e duan vendin e tyre, dhe se sa krenar janë që vijnë nga Berati. Por pavarësisht kësaj, ato nuk mendohen dy herë për të ndotur ambjentin me të cilin ato janë bekuar.

I njëjti mendim më përshkroi edhe në Durrës ku gjatë vijës bregdetare mblodhëm më shumë se 100 bishta cigaresh. Madje, kur pashë buzëkuq mbi bishat e cigareve, pieta veten: a e di autori i krimit çfarë do ët ndodhte sikur dikush tia hidhte këto cigare në tapetin e shtëpisë së tij; mbrapa sobës; apo në kuzhinë? Unë dyshoj fort se do ta lejonin.

Ajo çfarë e kam të vështirë të kuptoj është pse njerëzit janë kaq krenar për shtëpitë e tyre dhe deklarojnë se janë patriot, kur, në të vërtet atyre nuk i intereson fare ç’ndodh me ambjentin përreth tyre.

Koncepti i shtëpisë nuk nis dhe përfundon tek katër muret e shtëpisë që të rrethon, ajo zgjatet në rrugën që ne ecim, në qytetin që na rrethon dhe në plazhet ku ne shpenzojmë fundjavat. Shqipëria është shtëpia në të cilën ne jetojmë, dhe ne kemi detyrën ta respektojmë atë dhe të kujdesi për të, jo vetëm për veten tonë, por për gjeneratat e ardhshme.

Për një vend plot me njerez që janë kaq krenarë që janë shqiptarë dhe që rrezatojnë nga kënaqësia kur e përshkruajnë vendin e tyre si  të bukur e të jashtëzakonshëm, më alarmon mënyra se si ato mund silllen me kaq indiferencë me jetët e tyre.

Po është e vërtete se në Shqipëri ka nevojë për një infrastrukturë reciklimi, shërbimi i mbedhjes së mbetjeve duhet të përmirësohet, dhe sigurisht që ka nevojë për gjoba domethënëse dhe për përforcim e zbatimit të ligjit të mbetjeve të paligjshme, por këto ndryshime, me shumë gjasa nuk do të ndodhin derisa të ndryshojë mentaliteti.

Qeveria nuk do të humabsë kohën e saj me disa që mendojnë se askujt nuk i intereson kjo çështje, dhe pikërisht tani, të paktën për mua më duket se vetëm disa janë të interesuar për gjendjen e mjedisit.

Unë mendoj se pavarësisht se Shqipëria po vuan nga korrupsioni, nga varfëria, nga ekonomia, nuk duhet harruar se natyra e bukur dhe shumëllojshmëria e saj është një dhuratë e mrekullueshme që ju ka dhënë zoti, fatkeqësisht kjo dhuratë është nën kërcënim dhe nëse nuk merren masa nga çdo qytetar për t’u kujdesur për mjedisin, për të protestuar kundër shkatërrimit të trashëgimisë dhe hapësirave publike, për një ose dy gjenarata, pjesa më e madhe e saj do të zhduket përgjithmonë.

Unë e kam thënë këtë më parë dhe e përsëris; kjo botë nuk na përket ne, ne jemi vetëm kuratorët e ngarkuar për t’u kujdesur për mjedisin në emër të gjeneratave të ardhshme dhe deri më tani, ne po bëjnë një punë të mrekullueshem duke i zhgënjyer ato.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>