Procedura për shkarkimin e presidentit—Exit Shpjegon

Nga Exit News
Procedura për shkarkimin e presidentit—Exit Shpjegon

Kuvendi do të votojë sot, 9 qershor, raportin për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Presidenti shkarkohet me 94 vota pro. Aktualisht, kuvendi ka 122 deputetë,  prej tyre Lefter Maliqi, Adriatik Alimadhi, Elda Hoti, Artur Roshi, Korab Lita, dhe Gjetan Gjetani do të votojnë kundra.

Procedura sipas Kushtetutës:

Neni 90, pika 2 e Kushtetutës parashikon se presidenti mund të shkarkohet në dy raste: për shkelje të rëndë të Kushtetutës ose për kryerjen e një krimi të rëndë.

Kërkesa për nisjen e e procedurave për shkarkim bëhet nga 1/4 e deputetëve ose 35 deputetë.

Kjo kërkesë duhet t’i dërgohet kryetarit të Kuvendit duke argumentuar ekzistencën e njërës prej kushteve të mësipërme. Ky i fundit mbledh Konferencën e Kryetarëve.

Pasi Konferenca vendos nisjen e procedurave për shkarkim, kryetari i Kuvendit i dërgon Komisionit të Ligjeve të gjithë dokumentacionin, i cili brenda 15 ditëve duhet të të paraqesë një raport për ngritjen ose jo të një komisioni hetimor.

Pasi Kuvendi vendos ngritjen  e komisonit hetimor, ky i fundit fillon punën për të mbledhur prova e fakte për shkarkimin e Presidentit.

Kuvendi miraton shkarkimin e Presidentit me dy të tretat ose 84 deputetë. Ky vendim i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila vendos përfundimisht shkarkimin ose jo të Presidentit.

Kjo është hera e dytë që parlamenti vendos të shkarkojë Metën. Shumica socialiste akuzoi se presidentit ka bërë shkelje gjatë emërimeve të anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese dhe në dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

PS u tërhoq nga kërkesa për shkarkimin e Metës pas disa muajsh nga ngritja e Komisionit Hetimor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>