Procedura për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm─Exit shpjegon

Nga Stafi i Exit
Procedura për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm─Exit shpjegon

Këshilli i Lartë i Prokurorisë përfundoi sot procesin e shqyrtimit të kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm. Në garë janë Arta Marku e ngarkuar me detyrat e Prokurores së Përgjithshme, prukurorja e Apelit Fatjona Memçaj dhe prokurori i Krimeve të Rënda Olsian Çela.

Sipas Ligjit Për Prokurorinë, me mbarimin e kësaj faze, KLP do të rendisë kandidatët bazuar në tre kritere; morale, profesionale dhe organizative. Për realizuar këtë KLP ka miratuar metodologjinë e vlerësimit të tyre, e cila parashikon një sistem pikësh për secilin kriter.Me anë të këtij sistemi, KLP rendit kandidatët nga më i vlerësuari tek ai më pak i vlerësuari.

Sot u zhvilluan seancat dëgjimore me secilin kandidat. Anëtarët e KLP i drejtuan pyetje secilit prej tyre, për programet e paraqitur përpara Këshillit. Secili nga kandidatët ka paraqitur para KLP programin e tij, për mënyrën se si do të drejtojë institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Lista me tre kandidatët e renditur, do ti dërgohet Kuvendit. Ky i fundit ka afat 30 ditë për të zgjedhur me 84 vota Prokurorin e ri të Përgjithshëm. Në rast Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë PP brenda këtij afati, emërohet automatikisht i pari në listë.Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet për një mandat 7 vjeçar.

Prej dy vitesh Shqipëria ka qënë pa Prokuror të Përgjithshëm. Në krye të këtij institucioni u zgjodh në mënyrë antikushtetuese zonja Marku, me justifikimin se do të ishte e përkohshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>