
Punimet për rindërtimin e Bubqit, fshatit në Fushë-Krujë, të dëmtuar nga tërmeti, do të nisin në fund të qershorit 2020.
Kryeministri Rama, të premten në një vizitë në Bubq, tha se aty do të ndërtohen shtëpi të reja, shkollë e re, zona tregtare, parqe dhe ndërtesa për shërbime të ndryshme publike.
Gjatë bisedës me banorët, Rama i siguroi ato se do të marrin të njëjtat sipërfaqe banimi sa kanë pasur më parë.
Në fshatin Bubq, pranë Fushë-Krujës, tërmeti i 26 nëntorit dëmtoi më shumë se 240 shtëpi. Sipas planit të rindërtimit, në Bubq do të ndërtohen për familjet e dëmtuara, 2 pallate dhe 141 shtëpi private.