Prodhohet vaksinë e re, 93% mbrojtje kundër Covid-19

Nga Exit News
Prodhohet vaksinë e re, 93% mbrojtje kundër Covid-19

Një tjetër kompani ka lajmëruar prodhimin e një vaksine efektive kundër koronavirusit. Novavax të hënën raportoi se vaksina e saj është më shumë se 90% efektive kundër COVID-19.

Studimi u kryen në gati 30,000 vullnetarë në Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë. Ky përfundim i lejon Novavax të marrë miratimin për përdorim emergjent nga SHBA-të, për tremujorin e tretë të 2021, tha kompania.

Vaksinat është e bazuar në proteina. Ajo përdor pjesë të pastruara të virusit për të nxitur një përgjigje imune njësoj si vaksina e kollës së mirë dhe herpesit.

Novavax tha se vaksina përgjithësisht tolerohej mirë midis pjesëmarrësve. Efektet anësore përfshinin dhimbje koke, lodhje dhe dhimbje muskulore dhe ishin përgjithësisht të lehta. Një numër i vogël i pjesëmarrësve përjetuan efekte anësore të përshkruara si të rënda.

Novavax do të prodojë 100 milion doza në muaj deri në fund të tremujorit të tretë të 2021 dhe 150 milion doza në muaj në tremujorin e katërt të 2021, tha kompania.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>