
David Philips, profesor në Universitetin e Kolumbias e quajti situatën e krijuar me Teatrin Kombëtar një turp të madh. “Qeveria nuk respektoi shtetin ligjor, injoroi Këshillin e Europës dhe shkeli interesat e shoqërisë civile.” – tha Philips për Zërin e Amerikës.
Shkatërrimin e godinës së Teatrit natën dhe në kohë pandemie, Philips e quan të papajtueshëm me objektivat e një demokracie dhe vendi europian.
Për analistin amerikan Philips qeveria shqiptare provokoi përplasjen me protestuesit, ndërsa opozita u tregua oportuniste pasi ajo duhet të kishte bërë luftën e saj në parlament.