Profesori Zyberi: Gjykata Speciale dëmton imazhin e Kosovës

Nga Exit News
Profesori Zyberi: Gjykata Speciale dëmton imazhin e Kosovës

Gjykata Speciale, kështu siç është krijuar, dëmton shtetin dhe imazhin e Kosovës, u shpreh profesori Gentian Zyberi për emisionin “Me pak Fjalë”, në Euronews, të enjten.

“Ka modele të ndryshme për të bërë drejtësi. Por një gjykatë speciale sikurse është krijuar kjo, krijon probleme për imazhin e Kosovës. Kjo gjykatë, nuk është krijuar në vende të tjera të dala nga ish-Jugosllavia ku janë kryer krime lufte, kundër njerëzimit e gjenocid si në Bosnje. Ato kanë zgjedhur t’i hetojnë proceset me organet e veta gjyqësore”, u shpreh ai.

“Krijimi i një gjykatë të tillë tregon se drejtësia në Kosovë është e pamundur, se dëshmitarët kërcënohen, se është e pamundur mbrojtja e tyre”, theksoi Zyberi.

Problemi kryesor me këtë gjykatë sipas zyberit është se ajo pranon “që Kosova nuk ka kapacitet që mund të krijojnë punën e gjykatësve dhe prokurorëve për këto çështje”.

Dhe për këtë problem, faji është i dyanshëm edhe nga ndërkombëtarët edhe nga Kosova. Pasi, “ka pasur rreth 15 vjet kohë për gjetjen e kapaciteteve për hetimin e këtyre krimeve nga autoritete e kosovës, dhe jo nga një gjykatë me staf ndërkombëtar”, tha Zyberi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>