“Informoj për të larguar çdo mjegull mediatike se loti i 2 dhe 3 –të vazhdojnë sipas procedurave të kryera”, njoftoi ministrja Balluku sot në një konferencë për shtyp. Deklarata e ministres ishte një përgjigje direkte për kërkesën e Presidentit Meta për anullim të projektit të Unazës së Re.
“Arsyeja përse po komunikoj me ju është nevoja për ti dhënë fund aludimeve, deklaratave dhe lajmeve të rreme mbi projektin e Unazës së Re. Për ti bërë të qartë kujdo se projekti është i përmirësueshëm, por jo i bllokueshëm, por aq më pak i anulueshëm. Tirana dhe gjithë Shqipëria që kalon në atë segment, kur vjen në kryeqytete nuk mund të merret peng nga askush dhe për asnjë arsye”,— u shpreh Ministrja Balluku.
Madje, Ministrja justifikoi edhe koston prej disa milionë euro për kilometër të projektit.
“Është folur e stërfolur për kosto e kilometrave, por projekti është tejet kompleks dhe me një numër të konsiderueshëm nyjesh, vepra arti në një distancë relativisht të shkurtër, por ama në mes të një zone të populluar, ku intensiteti i banimit dhe aktivteti do të shkojnë drejt rritjes” — tha Balluku.
Banorët e Unazës së Re kanë tashme 93 ditë që protestojnë kundër prishjes së banesave të tyre, si pasojë e projektit të qeverisë.