
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë prokurorin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Gentian Osmani.
Relatorja e KPK-së Firdes Shuli deklaroi se Zoti Osmani ka bërë deklarim të saktë të pasurisë, ka burime të ligjshme për të dhe është i aftë për të vazhduar detyrën.
DSIK, po ashtu, vlerësoi se figura e prokurorit Osmani është e pastër dhe se ai nuk ka lidhje me persona të dyshimtë.
Gentian Osmani është një prej prokurorët që po heton aktualisht dosjen e ish-ministrit Tahiri dhe është dosjen e përgjimit të Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të brendshëm Xhafaj.
Prokurori Osmani kandidon për një vend në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.