Prokurorët amerikanë i kërkojnë Facebook të ndalojë krijimin e Instagramit për fëmijë

Nga Exit News
Prokurorët amerikanë i kërkojnë Facebook të ndalojë krijimin e Instagramit për fëmijë

Shoqata Kombëtare e Prokurorëve të Përgjithshëm në ShBA i kanë kërkuar nga drejtuesit të Facebook-ut, Mark Zuckerberg të ndalojë planin për të krijuar një Instagram për fëmijë, duke thënë se do të ishte “i dëmshëm për shumë arsye”.

Në një letër dërguar Facebook-ut, ata shkruajnë se “përdorimi i mediave sociale mund të jetë i dëmshëm për shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve, të cilët nuk janë ende të përgatitur për të pasur një llogari në rrjetet sociale”.

Dy muaj më parë, Zuckerberg konfirmoi se po punonte për një Instagram për fëmijë gjatë një seance dëgjimore në Kongres për keqinformimin, përmes Facebook. Aktualisht, aplikacioni për ndarjen e fotove dhe videove me më shumë se 1 miliard përdorues nuk lejon fëmijët nën 13 vjeç të përdorin platformën.

Shqetësimet e prokurorëve përfshijnë dëmet e mundshme për “mirëqenien fizike, emocionale dhe mendore të fëmijëve”, thanë ata, duke përmendur rastet kur përdorimi i rrjeteve sociale nga fëmijët çoi në  “ide vetëvrasjeje, depresion dhe shqetësime të imazhit të trupit”.

Në një deklaratë për USA TODAY, Facebook tha se: “Siç e di çdo prind, fëmijët janë tashmë në internet. Ne duam ta përmirësojmë këtë situatë duke dhënë mundësi prindërve të kontrollojnë femijet”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>