Vendimet e marra nga KLP-së në mbledhjen e 25 tetorit konfirmuan se institucionet qeverisëse të drejtësisë do të emërojnë 8 prokurorë në Prokurorinë Speciale Antikorrupsion (SPAK), para fundit të nëntorit.
Vendimi për të krijuar SPAK pa numrin minimal prej 10 prokurorësh, të përcaktuar në Kushtetutë, u mor pas presionit të madh ndërkombëtar dhe të politikës së brendshme.
Prokurorët e parë të SPAK-ut që do të emërohen nga KLP do të jenë Altin Dumani, Arben Kraja, Klodian Braho, Enkeleda Millonaj, Edvin Kondili, Ened Nakuçi, Elida Kaçkini dhe Behar Dibra.
Këta 8 anëtarë do të zgjedhin kryetarin e SPAK me një mandat 3 vjeçar. Më pas do të jetë në dorë të kryetarit të nisë procedurën për plotësimin e këtij institucioni me prokurorë për të plotësuar numrin minimal të prej 10 prokurorësh të kërkuar nga Kushtetuta.
Javën e kaluar, kryetari i KLP-së Genti Ibrahimi u tregua i kujdesshëm të bëntë dallimin mes “emërimit” të prokurorëve në SPAK dhe “themelimit” të SPAK:
Sot, ne arritëm në përfundimi se vendosja e me 8 apo me 10 prokurorë nuk është në dorën tonë. Ne po emërojnë prokurorët për SPAK, ne nuk marrim vednime për krijimin e SPAK.Ne nuk shkelim Kushtetutën për krijimin e SPAK me 8 prokurorë.
Edhe pse SPAK de jure nuk do të krijohet nga KLP, veprimet e mëtejshme të planifikuara nga KLP-ja sugjerojnë se SPAK do të krijohet de facto.
KLP do të pushojë transferimet e përkohshme të prokurorëve në Prokurorinë e Krimeve të Rënda (PKR), ndërsa prokurorët e tjerë të mbetur në PKR do të emërohen në prokuroritë e tjera. Sikurse shprehet KLP-ja:
Duhet theksuar se me fillimin e punës së prokurorisë speciale, Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk do të funksionojë më.
Gjithsesi, duhet venë në dukje se SPAK mund të fillojë punën vetëm kur të ketë arritur kuorimin kushtetues, i cili do të arrihet vetëm pas mbledhjes së parë në të cilën SPAK do të konstituojë veten.
Koha e këtij transformimi të plotë të PKR-së në SPAK ka shumë rëndësi, pasi KLP duhet të koordinojë me KLGJ-në krijimin në të njëjtën kohë të Gjykatave Speciale Anti-Korrupsion.
SPAK do ta nisë punën me më pak personel se sa ka tani Prokuroria e Krimeve të Rënda, dhe do të përballet me shumë çështje të prapambetura.
Në të njëjtën kohë, SPAK duhet të nisë procesin për krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, e ngjashme me FBI-në, dhe e projektuar për të vepruar jashtë ndikimeve politike.