Prokurorët Eloida Hoxhi dhe Moisi Duda emërohen anëtarë të KLP-së

Nga Exit News
Prokurorët Eloida Hoxhi dhe Moisi Duda emërohen anëtarë të KLP-së

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është plotësuar me 11 anëtarë pasi Eloida Hoxhi dhe Moisi Duda morën votëbesimin e kolegëve të tyre gjatë Mbledhjes së Përgjithshme të Prokurorëve.

Prokurorët e të gjithë vendit votuan sot për emërimin e dy anëtarëve në KLP pas vakancave të krijuara nga largimi i Besnik Canit dhe Arben Dollapajt nga vetingu.

Nga 5 kandidaturat që ishin paraqitur, prokurorët zgjodhën prokuroren e Beratit, Eloida Hoxha dhe prokurorin e Apelit të Durrësit, Moisi Duda.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë përbëhet nga 11 anëtarë, gjashtë prej të cilëve zgjidhen nga prokurorët e të gjitha niveleve të prokurorisë dhe pesë anëtarë zgjidhen nga Kuvendi, nga radhët e juristëve joprokurorë.

Anëtarët e KLP-së kanë mandat 5-vjeçar pa të drejtë rizgjedhjeje të njëpasnjëshme.

KLP emëron, vlerëson dhe vendos masat disiplinore për prokurorët si dhe i propozon Kuvendit kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>