Prokurori Anton Martini do të kundërshtojë shkarkimin nga vettingu

Prokurori Anton Martini do të kundërshtojë shkarkimin nga vettingu

Prokurori Anton Martini, në një reagim për shkarkimin e tij nga KPA të enjten, paralajmëroi se do të vazhdojë betejën kundër vendimin me mjete ligjore.

“Beteja ime ligjore do vazhdojë, me shpresë, që e drejta e cënuar, të vihet në vend,” citohet Martini nga mediat në vend, që kanë publikuar edhe deklaratën e plotë.

Martini u shpreh se shteti “për të cilin, prej 23 vitesh punova shumë shumë fort, duke u munduar te ruaj e të mos cënoj për asnjë moment besimin ndaj qytetareve të mi”e kishte “pushkatuar”.

Ai akuzoi edhe vëzhguesit ndërkombëtar, që kishin dështuar të kryenin misionin e ngarkuar nga dispozitat kushtetuese.

“Dje, faktori ndërkombëtar dështoi të monitorojë procesin kompleks ndaj meje, rol të cilin parlamentarët e vendit tim, j`ua besuan nëpërmjet dispozitave kushtetuese,” shtoi Martini.

Ai falenderoi bashkëpunëtorët dhe qytetarët që e kanë mbështetur ndër vite.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>