Prokurori i antimafies italiane: Mafia, një nga investitorët më të mëdhenj në Shqipëri

Prokurori i antimafies italiane: Mafia, një nga investitorët më të mëdhenj në Shqipëri

Prokurori i antimafias italiane, Federico Cafiero De Raho deklaroi sot se mafia rrezikon të bëhet një nga investitorët më të mëdhenj në ekonominë shqiptare.

Në konferencën e mbajtur në Tiranë për luftën kundër krimit të organizuar, prokurori ngriti shqetësimin e riinvestimeve të parave të pista në ekonominë shqiptare.

Në intervistën që unë përmenda, Ambasadori Soreca parashikonte për rrezikun që, të ardhurat kriminale të riinvestohen në Shqipëri, mafia do të mund të bëhej investitori kryesor dhe kjo, tekstualisht, do të ishte një fakt tmerrësisht i frikshëm. Rreziku i denoncuar është konkret. Dhe alarmi i dhënë pranohet nga të gjithë ne”, u shpreh De Raho.

Gjithashtu në konferencë ishte dhe ambasadori Soreca, i cili deklaroi se lufta kundër krimit të organizuar dhe konfiskimi i pasurive të paligjshme nga shteti shqiptar do të jetë një prej prioriteteve kyç për hapjen e negociatave me BE-në

“Ne presim vendimet përfundimtare të konfiskimeve dhe po ashtu një sinjal të rëndësishëm të progresit që ky vend po bën në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në muajin qershor të këtij viti, Bashkimi Europian do të marrë një vendim të rëndësishëm për negociatat me Shqipërinë. Një nga prioritetet kyç, në bazë të së cilave ky vendim do të merret, janë pikërisht rezultatet konkrete që Shqipëria do të arrijë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>