84 përqind e çëshjtjeve në prokurori lidhen me dhunën në familje.
Kështu raportoi Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela në Kuvend sot. Gjatë fjalës së tij ai pohoi se numri i tyre është i lartë dhe duhet të forcohen mekanizmat për parandalimin e saj.
Çela raportoi gjithashtu se ëstë ngritur një grup monitorimi për të mbikqyrur punën në prokurori, në mënyrë që ligji të zbatohet në mënyrë të njëjtë.
Ai shtoi se një nga sfidat me të cilat po haset prokuroria është keqkuptime se si drejtuesit dhe prokurorët bashkëpunojnë mes tyre.
“Decentralizimi është një sfidë, roli i prokurorisë është i rëndësishëm, mund të rregullojë dhe koordinojë veprimtarinë sipas shkallëve. Kemi në projekt rishikimin e saj sepse ka probleme, është situatë e paqartë, nuk dihet si të operohet brenda. Ka tension keqkuptime se si drejtuesit dhe prokurorët bashkëpunojnë mes tyre. Kemi krijuar seksionin e monitorimit, do të shërbejë si bazë të dhënash për nisjen e verifikimeve. Sistemi ka nevojë të mbikëqyret nga sipër, ekziston të kemi kaos në zyra. Mund të përballemi me mungesë përgjegjshmërie dhe duhet ata parandalojmë atë. Është në testim, ngelet për tu parë cilat do të jenë defektet.”
Në lidhje me pyetjen e deputetit Zef Shtjefni, për numrin e lartë të dosjeve pa autor, Prokurori Çela pohoi se ato ” janë një shqetësim konstant prej vitesh, strukturat janë të angazhuara, janë pjesë e përditshme e prokurorëve, veprimtaria koordinohet dhe ka zbulueshmëri të madhe.”