Prokurori i Përgjithshëm Çela: Viktimat, pasojë e shkeljes së ligjit

Prokurori i Përgjithshëm Çela: Viktimat, pasojë e shkeljes së ligjit

“Ka njerëz të cilët kanë shkelur ligjin dhe përgjegjësia që do mbahet maksimale. Përgjegjësia do shkoje atje ku është qoftë tek zyrtarët qoftë tek drejtuesit. I është garantuar prokurorëve siguri i plotë”

Kështu është shprehur Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela mbas takimit me drejtuesen e Prokurorisë së Durrësit Anita Jella dhe prokurorët e çështjes për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.

Ai u shpreh se humbja e 51 qytetarëve ka ardhur si pasojë e papërgjeshmërisë së disa individëve që kanë shkelur ligjin, duke theksuar se shumë shpejt do të ketë rezultate në lidhje me hetimin.

“Individë të papërgjegjshme kanë shkelur ligjin me koshiencë të plotë duke sjellë vdekjen e disa personave. Prokurorët janë të motivuar dhe mendoj se shumë shpejt rezultatet do të jenë të prekshme.”

Drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit Anita Jella u shpreh se i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjitshme dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë ekspertë në fushën e ndërtimit për ti ndihmuar më hetimin.

“Çështja është nën hetim dhe në ditët në vazhdim do kemi edhe qëndrime zyrtare. Kemi staf të mjaftueshëm. Është kërkuar ndihmë nga Prokuroria e Përgjithshme dhe KLP për ekspertë në fushën e ndërtimit.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>