Teksa qeveria Rama ende nuk ka marrë asnjë pozicion publik për pasardhësin e Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, mandati 5-vjeçar i të cilit mbaron në fillim të dhjetorit, duket se misionet e ndihmës teknike të BE dhe SHBA EURALIUS dhe OPDAT kanë propozuar zgjedhjen e një kryeprokurori të përkohshëm, i cili do të jetë në funksion derisa Këshilli i Lartë Prokurorial (KLP) të zgjedhë një pasardhës.
Për shkak se mandati i Llallës po mbaron ndërsa KLP, një nga institucionet e reja të reformës në drejtësi, ende nuk është ngritur nga Parlamenti, ekziston rreziku i vakuumit në përzgjedhjen e pasardhësit të tij. Kushtetuta shqiptare kërkon që KLP të drejtojë procesin e përzgjedhjes së kandidaturave për kryeprokuror, i cili më pas do të miratohet në parlament me të paktën 84 vota.
Por dukes se tani OPDAT dhe EUALIS sugjerojnë që kryeprokurori të zgjidhet me shumicë të thjeshtë në Kuvend, dhe teorikisht mund të zgjidhet me mbështetjen e 71 prej 140 deputetëve. Kjo do të thotë se Kryeministri Rama praktikisht mund të propozojë çdo emër që dëshiron për kryeprokuror të përkohshëm.
Nëse kjo do të ndodhë, do të jetë një goditje për reformën në drejtësitë imponuar nga BE-ja dhe qeveritë amerikane, misionet e së cilëve gjatë gjithë kësaj kohë kanë rishikuar sistemin shqiptar të drejtësisë me qëllim kufizimin e ndikimit politik dhe rritjen e pavarësisë së sistemit.
Më e rëndësishmja, një zgjedhje e tillë mund të ndikojë në një numër çështjesh që po hetohen aktulisht, përfshirë dhe ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, nën hetim për bashkëpunim me oranizatën kriminale të vëllezërve Habilaj dhe kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako, për të cilin ka të dhëna se pohetohet për mashtrim elektoral, korrupsion dhe shoqëri kriminale.
Opozita ka propozuar që në vend të emërimit të një Prokurori të ri të Përgjithshëm, mandati aktual i Llallës të zgjatet deri në institucionin e PJK-së.
Është e paqartë se pse EURALIUS dhe OPDAT morën përsipër të japin një opinion për çështjen. Sidoqoftë, gjuha e përdorur në opinionin e tyre tingëllon më shumë si ndërhyrje politike sesa zhargon ligjor. Pretendimet e tyre janë se nuk ka autoritet kushtetues apo ligjor që I lejon Parlamentit të zgjasë mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm pas përfundimit të mandatit të tij dhe se, përkundrazi, ekziston një dispozitë e qartë që urdhëron emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm.
Por në fakt, duket se nuk ekziston një dispozitë e tillë e qartë, prandaj përfundimi i mandatit të kryeprokurorit dhe mosformimi I KLP-së krijon një ngërç të tillë. Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë është institucioni i vetëm që interpreton Kushtetutën dhe për këtë arsye ka një shans të lartë që çështja e kryeprokurorit të ri – të përkohshëm ose jo – të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese.