Prokurori i Përgjithshëm kërkesë për hetim ndaj sendeve të paligjshme në burgje

Nga Exit News
Prokurori i Përgjithshëm kërkesë për hetim ndaj sendeve të paligjshme në burgje

Prokurori i Përgjithshëm i kërkoi prokuroëve të informojnë Drejtorinë e Burgjeve në lidhje me hetimet ndaj të burgosurve apo punonjësve të burgjeve të cilët akuzohen se kanë futur sende të paligjshme në burgje.

Përmes një shkrese drejtuar prokurorive, ai shkruan se Drejtoria e Burgjeve (DB) ka bërë këresë për të marrë informacion mbi këto hetime si dhe ka hartuar një raport ku argumenton se hetimi në këto raste nuk ka qënë i plotë.

Sipas DB hetimet mjaftohen vetëm nga raportet e policisë, nuk ka ekspertizë për aparatet celularë të cilët janë futur në burgje në kundërshtim me ligjin si dhe prokurorët kanë kërkuar dënime minimale për fajtorët.

Prokurori i Përgjithshëm i kërkoi prokurorëve të bashkëpunojnë me DB për këto informacione si dhe të kryejnë hetime të plota.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>