Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka nisur vlerësimin dhe shpërndarjen e Oficerëve të Policisë gjyqësore (OPGJ), në Prokurorinë e Tiranës, pas kërkesave të rritje të numrit të OPGJ-ve.
Prokurori Çela “ka urdhëruar ushtrimin e kontrollit” mbi punën hetimore të kryer nga OPGJ-të dhe mbi ngarkesën e ngrumbulluar në “Prokurorinë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, shkruhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme.