Prokurori i përgjithshëm, Rama i lë 24 orë kohë prokurorëve për të aplikuar

Prokurori i përgjithshëm, Rama i lë 24 orë kohë prokurorëve për të aplikuar

Kryeministri Rama, sot gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, i bëri thirrje prokurorëve të aplikojnë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm deri ditën e martë, 12 dhjetor në orën 18:00. Ai tha se prokurori i përkohshëm do të zgjidhet brenda kësaj jave, me shumicë të thjeshtë në Kuvend.

Ditën e enjte, 7 dhjetor, Komisioni i Ligjeve vendosi 5 ditë afat për të gjithë paraqitjen e aplikimeve për prokurorët e interesuar. Komisioni vendosi që kandidatët mos t’i nënshtrohen procesit të vetingut; dosja e tyre të shqyrtohet vetëm nga Komisioni parlamentar i Ligjeve dhe Prokurori i përgjithshëm i përkohësh të zgjidhet nga Kuvendi ditën e enjten më 14 dhjetor.

Deri më sot ka aplikuar vetë një prokuror: Ferdinand Elezi, prokurori i Gjykatës së Apelit në Durrës.

Deklarata e sotme e kryeministrit Rama se prokurori i përkohshëm do të zgjidhet brenda kësaj jave, me shumicë të thjeshtë në Kuvend, pritet të rrisin ndjeshëm numrin e kandidatëve.

I gjithë procesi i zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm po bëhet në shkelje të plotë të Kushtetutës dhe hedh poshtë të gjithë thelbin e reformës në drejtësi.

Të gjithë shkeljet e bëra nga shumica parlamentare për “zgjidhjen” e situatës së kryeprokurorit të përgjithshëm i gjeni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>