Prokurori Muçaj i kërkon mbrojtje KLP-së

Nga Exit News
Prokurori Muçaj i kërkon mbrojtje KLP-së

Prokurori Arian Muçaj I kërkoi Këshillit të Lartë të Prokurorisë mbrojtje për veten dhe për familjen pas atentatit të mbrëmjes së të enjtes.

Në një kërkesë dërguar anëtarit të KLP-së, Tartar Bazaj, Muçaj shprehet se ndihet i kërcënuar.

“I nderuar zoti Bazaj! Për shkak të ngjarjes së datës 11 mars 2021, në të cilën është vendosur një sasi eksplozivi mbi mjetin tim, ndihem i kërcënuar për vete dhe familjen time. Për këtë arsye kërkoj nga ana juaj miratimin e kërkesës për mbrojtje të posaçme”

Mbrëmjen e së enjtes, pati një atentat ndaj prokurorit Muçaj, me anë të një sasie eksplozivi në makinën e tij.

Ngjarja ndodhi në Komunën e Parisit, ku dhe banon prokurori sëbashku me familjen e tij.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>