Prokurori Sota mohon akuzat për përfshirje në grupin e trafikut të drogës

Nga Exit News
Prokurori Sota mohon akuzat për përfshirje në grupin e trafikut të drogës

Prokurori i Vlorës, Maksim Sota ka mohuar lidhjet me personat që akuzohen për trafik droge, të arrestuar në operacionin “Shpirti”.

Prokurori është një prej personave të ndaluar. Ndaj tij GJKKO dha masën “arrest shtëpie”.

media raportohet se Sota ka mohuar të ketë lidhje me trafikun e drogës ose me personat e përfshirë në të.

Ai ka mohuar gjithashtu faktin se ka qëndruar në një shtëpi me qera që i paguhej nga Ilirian Duçellari (Zaimi), i dyshuar si kreu i grupit të trafikut të drogës.

Sota ka deklaruar se nuk ka marrë ndonjëherë banesë me qira pasi ka qëndruar në shtëpinë e vëllait të tij. Në lidhje me Duçellarin, Sota ka pohuar që e ka takuar rrallë për shkak të njohjeve të përbashkëta që kanë.

Të hënën KLP do të zhvillojë një mbledhje për të vendosur për pezullimin ose jo të prokurorit Maksim Sota.

Ai akuzohet se ka ndihmuar trafikantë droge t’i shpëtojnë drejtësisë pasi ndaj tyre kanë nisur hetime.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>