Prokuroria akuzon Gruevskin për përvetësim fondesh dhe pastrim parash

Nga Exit News
Prokuroria akuzon Gruevskin për përvetësim fondesh dhe pastrim parash

Prokuroria e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut akuzoi ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe pesë personave të tjerë për përvetësim fondesh, abuzim me detyrën dhe pastrim parash.

Gruevski dyshohet se në kohën kur ishte kryetar i VMRO-DPMNE-së ka përvetësuar 1.3 milionë euro donacione të padeklaruara të partisë për të blerë një truall në një nga zonat më të shtrenjta Shkupit, në Vodno.

Nga përgjimet e publikuara në vitin 2015 rezultin se Gruevski ka blerë disa parcela, pronësia e të cilave i ka kaluar një kompanie në pronësi të nënës së tij.

Prokuroria ka bllokuar pronën, duke mos lejuar që parcelat në Vodno të mund të shiten.

Ish-kryeministri, Nikolla Gruevski u dënua në mungesë, në nëntor të vitit 2018 ai u arratis në Hungari për t’iu shmangur vuajtjes së një dënimi tjetër prej dy vjet burg për shpërdorimit të detyrës gjatë blerjes për nevojat e qeverisë të një “Mercedesi” në vlerë rreth 600 mijë euro.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>