
860 mijë eurot që ju gjetën në makinë Orest Sotës dyshohet se mund të jenë të ish-ministrit Tahiri.
Sipas Ora News, Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshon se Orest Sota, të cilit përveç parave ju gjetën në makinë dhe 4 patentave të ish-ministrit Tahiri dhe bashkëshortes mund të ketë qenë duke ndihmuar ish-ministrin për të fshehur të ardhurat nga aktiviteti kriminal.
Deri më tani, Orest Sota, me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda, ndodhet me arrest në burg, pavarësisht se avokati i tij vazhdon të kërkojë masë më të butë sigurie.
Ndërkohë po sot, dosja 1800 faqëshe e Vëllezërve Habilaj, e përkthyer nga italishtja, i është dorëzuar Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Lajmi u bë I ditur nga ministrja e Drejtësisë Gjonaj.