Prokuroria e Durrësit kërkoi detyrim paraqitje për Xhuliaj Aliaj, e cila postoi në faqen e saj në Facebook një artikull të portalit Avvenire.it, i cili shkruante se cisternat e naftës në Porto Romano, në Durrës, ishin çarë dhe rrezikonin të rrëzoheshin. Seanca gjyqësore po zhvillohet sot në Gjykatën e Durrësit.
Pak ditë më parë Aliaj u arrestua nga policia sepse i bëri thirrje banorëve të zonës të largoheshin pasi zona ishte e pasigurtë, duke përsëritur artikullin e medias italiane. Ajo shkroi në faqen e saj në facebook:
“Ne i kërkojmë qeverisë dhe autoriteteve portuale të Porto Romanos të kontrollojnë gjendjen e depozitave të naftës. Jemi të frikësuar. Presim Përgjigje.”
Arrestimi i saj u dënua gjërësisht nga anëtarët të shoqërisë civile. Arqipeshku i Rrëshenit Dom Gjergj Meta bëri thirrje për lirimin e saj.