Prokuroria e Durrësit mbyll hetimet për dosjen 339, akuzon 23 persona

Nga Exit News
Prokuroria e Durrësit mbyll hetimet për dosjen 339, akuzon 23 persona

Prokuroria e Durrësit ka dërguar për gjykim 23 persona pjesë e dosjes 339 të së vjedhjes së votave më 25 qershor 2017, në Shijak, sipas njoftimit zyrtar të institucionit.

Pas hetimeve Prokuroria ka akuzuar për votim më shumë se sa nmjë herë personat Shpëtim Marku dhe Armelin Zeka:

Shtetasi Shpëtim Marku, banorë i lagjes Xhafzotaj, Shijak, në votime e 25 qershorit 2017, ka votuar dy herë: për veten dhe për babain që ndodhej jashtë vendit.

Shtetasi Armelin Zeza ka votuar në emër të 25 shtetasve të tjerë të cilët është ndodheshin jashtë shtetit.

Gjithashtu, Prokuroria ka akuzuar për lejim të votimit më shumë se sa një herë të anëtarëve të komisioneve:

Anëtarët e Komisionit të Qendrës në Shetel në Shijak, Shpëtim Stafa, Elidon Stafa, Ramiz Tuda, Fredi Marku, Dalvis Biba, Emilian Tuda, Redi Hysa, kanë lejuar persona të votojnë në emër të 23 shtetasve të tjerë të cilët nuk ndodheshin në vend.

Anëtarët e Komisionit të Qendrës së Votimit në Rubjek, Shijak, Besim Bregu, Indrit Bici, Mehdi Lala, Agim Lala, Oriada Lala, Bujar Sula, Qazim Lala, kanë lejuar me dashje votimin në në emër të 23 shtetasve të tjerë të cilët ndodheshin jashtë shtetit.

Anëtarët e Komisionit zgjedhor të Qendrës së Votimit në Rubjek, Kopshti në Shijak, Bashkim Allushi, Jakup Bregu, Altin Lala, Kasem Lala, Kujtim Uruçi, Zyhra Lala, Qemal Domi, kanë lejuar me dashje shtetas të votojnë në emër të 7 shtetasve të tjerë të cilët ndodheshin jashtë shtetit.

Prokuroria ka kërkuar pushim të hetimeve për dy personat Kasem Lala dhe Besim Bregu, për shkak se kanë vdekur në 2018-të.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>