Prokuroria e Përgjithshme ka hapur garën për zëvendësimin e Arben Dollapaj dhe Besnik Canit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Sipas disa mediave, mësohet se votimi për kandidatët do të bëhet në grupe për shkak të pandemisë. Ligji parashikon procedurën e mëposhtëme për zëvendësimin e Dollapaj dhe Canit.
Së pari duhet të hapet thirrja nga Prokurori i Përgjithshëm .
Brenda 15 ditëve nga hapja e thirrjes duhet që prokurorët të shprehin interesin dhe të dorëzojnë dokumentacionin e përcaktuar në ligjin “Për organet e drejtësisë”. Me mbarimin e afatit të përcaktuar duhet brenda 7 ditëve Prokurori i Përgjithshëm verifikon kushtet ligjore dhe listën me kandidatët që plotësojnë kushtet ja dërgon KPK.
Brenda 3 muajve nga data e shprehjes së interesit KPK bën rivlerësimin e kandidatëve.
Me mbarimin e procesit të rivlerësimit të të gjithë kandidatëve KPK i përcjell emrat që e kanë kaluar me sukses procesin Prokurorit të Përgjithshëm.
Brenda 3 ditëve nga marrja e listës Prokurori i Përgjithshëm thërret Mbledhjen e Përgjithshme të Prokurorëve ku do të votojnë për prokurorët që do të zëvendësojnë Dollaoajn dhe Canin.
Në qeshor të 2020 mbledhja e përgjithshme e prokurorëve u shty për shkak të pandemisë së Covid-19.
KLP ka 9 nga 11 anëtarë që duhet të ketë, për shkak të procesit të vetingut. Ish-prokurorët Besnik Cani dhe Arben Dollapaj u shkarkuan nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA).