Prokuroria e Përgjithshme hap garën për zëvendësimin e Arben Dollapaj dhe Besnik Canit

Nga Exit News
Prokuroria e Përgjithshme hap garën për zëvendësimin e Arben Dollapaj dhe Besnik Canit

Prokuroria e Përgjithshme ka hapur garën për zëvendësimin e Arben Dollapaj dhe Besnik Canit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Sipas disa mediave, mësohet se votimi për kandidatët do të bëhet në grupe për shkak të pandemisë. Ligji parashikon procedurën e mëposhtëme për zëvendësimin e Dollapaj dhe Canit.

Së pari duhet të hapet thirrja nga Prokurori i Përgjithshëm .

Brenda 15 ditëve nga hapja e thirrjes duhet që prokurorët të shprehin interesin dhe të dorëzojnë dokumentacionin e përcaktuar në ligjin “Për organet e drejtësisë”. Me mbarimin e afatit të përcaktuar duhet brenda 7 ditëve Prokurori i Përgjithshëm verifikon kushtet ligjore dhe listën me kandidatët që plotësojnë kushtet ja dërgon KPK.

Brenda 3 muajve nga data e shprehjes së interesit KPK bën rivlerësimin e kandidatëve.

Me mbarimin e procesit të rivlerësimit të të gjithë kandidatëve KPK i përcjell emrat që e kanë kaluar me sukses procesin Prokurorit të Përgjithshëm.

Brenda 3 ditëve nga marrja e listës Prokurori i Përgjithshëm thërret Mbledhjen e Përgjithshme të Prokurorëve ku do të votojnë për prokurorët që do të zëvendësojnë Dollaoajn dhe Canin.

Në qeshor të 2020 mbledhja e përgjithshme e prokurorëve u shty për shkak të pandemisë së Covid-19.

KLP ka 9 nga 11 anëtarë që duhet të ketë, për shkak të procesit të vetingut. Ish-prokurorët Besnik Cani dhe Arben Dollapaj u shkarkuan nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA).

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>