
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë akuzoi se organizata e Veteranëve të UÇK-së kanë minuar drejtësinë, me fshehjen e identitetit të personit që ka dërguar dokumentata e Prokurorisë Speciale pranë tyre.
Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christopher Bennett, tha për median se Prokuroria po “heton dhe do të ndjek penalisht me forcë individë që kryejnë krime të tilla, që përfshijnë publikimin e identitetit të individëve që mund të thirren para gjykatës apo të ndonjë informacioni që mund të çojë në identifikimin e tyre”.
Ai falenderoi gazetarët dhe analistët e Kosovës pasi “shumë prej të cilëve kanë folur qartë se si aktivitetet e tilla minojnë sundimin e ligjit dhe kursin e drejtësisë”.
Dokumentat e dërguara tek kjo organizatë përmbanin dokumenta dhe emrat e dëshmitarëve të Hagës, kundra krimeve të UÇK-së.