Prokuroria e Tiranës kërkon ndihmë nga ekspertë të huaj për zbardhjen e vrasjes së Klodian Rashës 

Nga Exit News
Prokuroria e Tiranës kërkon ndihmë nga ekspertë të huaj për zbardhjen e vrasjes së Klodian Rashës 

Prokuroria e Tiranës po kërkon ndihmë nga ekspertë të huaj, për zbardhjen e vrasjes së Klodian Rashës, pas gjetjes së pistoletës 100 metra larg vendngjarjes.

Sipas Euronews, gjatë këtyre ditëve është zhvilluar një takim mes grupit hetimor dhe ekspertëve gjermanë, që asistojnë pranë policisë shqiptare për ecurinë e hetimeve.

Sa i takon armës nuk janë gjetur deri më tani të dhanë që nxjerrin në pah se kush mund ta ketë hedhur armën.

Prokuroria po shqyrton mundësinë për ta dërguar armën në laborator të huaj.

Prokuroria është duke verifikuar  pamjet nga disa kamera sigurie afër vendit të ngjarjes, për verifikuar nëse arma është hedhur aty nga ndonjë person, apo është lënë qëllimisht nga dikush pas ngjarjes.

Klodian Rasha u vra në datën 8 dhjetor nga polici Nevaldo Hajdaraj, pasi u qëllua me armë.

Deputeti socialist Ilir Beqaj ka paralajmëruar se hetimi për zbardhjen e vrasjes së Klodian Rashës mund të zgjasë pambarimisht.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>