Prokuroria i kërkon noterëve të njoftojnë po panë Kajmakun

Prokuroria i kërkon noterëve të njoftojnë po panë Kajmakun

Prokuroria i kërkoi sot të gjithë noterëve të njoftojnë policinë nëse ish kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku paraqitet para tyre. Në  letrën dërguar Dhomës Kombëtare të Noterëve, prokuroria shkruan:

“Noterët të njoftojnë policinë, nëse para tyre paraqitet Agim Kajmaku. Nëse nuk njoftojnë, noterët do të mbajë përgjegjësi ligjore”

Arsyeja e kësaj letre është se zoti Kajmaku e apeloi vendimin prokurorisë për arrestimin e tij, disa ditë më parë. Për të vazhduar betejën në apel, Kajmaku duhet të dërgojë një avokat mbrojtës, i cili do ta përfaqësojë në gjykatë me anë të një akti noterial. Kështu ekziston mundësia që Kajmaku të paraqitet para një noteri.

Agim Kajmaku është shpallur në kërkim nga policia prej disa javësh. Ai akuzohet se ka fshehur të shkuarën e tij në formularët e dekriminalizimit. Për këtë fakt prokuroria ka kërkuar arrestimin e tij.

Më 1 nëntor Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve shkarkoi nga detyra Zotin Kajmaku, pasi ai nuk kishte deklaruar arrestimin dhe hetimin në Greqi për përdorim parash të falsifikuar, nën identitetin e rremë Jorgo Toto.

Pas denoncimit të Partisë Demokratike, faktet e mësipërme u vërtetuan nga prokuroria, nëpërmjet shenjave të gishtave.

Sipas ligjit të dekriminalizimit, kush gënjen në formularin e dekriminalizimit shkarkohet nga funksioni publik dhe dënohet me burg nga 6 muaj deri në 4 vjet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>